Futboll
Milani interesohet për mesfushorin Granit Xhaka
Pas Luka Modrić, tani Milani raportohet se po interesohet edhe për veteranin e Bayer Leverkusenit, mesfushorin Granit Xhaka, për trajnerin e ri Max Allegri, përcjell albinfo.ch.
Është konfirmuar që është arritur marrëveshja me Modrić për të nënshkruar kontratën dhe për të kryer ekzaminimet mjekësore javën tjetër, edhe pse ai është gati të festojë ditëlindjen e 40-të.
Kjo sepse Allegri gjithmonë ka vlerësuar përvojën te lojtarët e tij, më shumë sesa rinia dhe energjia, ndaj po shikohet edhe Xhaka.
Modrić dhe Xhaka sjellin përvojë te Milani
Reprezentuesi zviceran do të mbushë 33 vjeç në shtator dhe është nën kontratë me Bayer Leverkusen deri në qershor 2028, por mund të jetë i disponueshëm për çmimin dhe projektin e duhur.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Milani është në fazat fillestare të një qasjeje për Xhakën, por është ende herët dhe nuk ka pasur ende kontakt direkt.
Ish-lojtari i Arsenalit ka zhvilluar 49 paraqitje këtë sezon për Bayer Leverkusen, duke kontribuar me dy gola dhe shtatë asistime.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025












