Kosova
Miliardat e Kosovës, në tregjet botërore
Më shumë se 2.5 miliardë euro ka arritur vlera e mjeteve të grumbulluara nga Trusti i Pensioneve dhe procesi i privatizimit, por paratë mbahen të ngrira në institucionet në tregjet e jashtme ndërkombëtare, si dhe në ato financiare në Kosovë.
Nga kjo shumë, mbi 1.8 miliard euro janë kursime të qytetarëve në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Përqindja më e madhe e këtyre mjeteve janë të investuara në tregjet e Gjermanisë, Japonisë, Anglisë, Francës dhe në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kurse, vetëm nga Fondi i Mirëbesimit, nga privatizimi dhe likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, deri në fund muajit maj të këtij viti Agjencia e Privatizimit ka arritur të grumbullojë më shumë se 730 milionë euro, të cilat janë të deponuara në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
Nga Fondi i Mirëbesimit parashihet të kompensohen kredituesit potencialë të ndërmarrjeve shoqërore.
Kurse, në Buxhetin e Kosovës nga ky fond janë transferuar mbi 326 milionë euro, thuhet në një përgjigje nga zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ekspertë për çështje ekonomike vazhdimisht kanë kërkuar kthimin e këtyre mjeteve në Kosovë dhe gjetjen e mënyrave për lejimin e qarkullimit të tyre. Ata thonë se Kosova vazhdimisht kërkon donacione dhe investime të huaja, kurse vetë institucionet e Kosovës mbajnë të ngrira mjete në tregjet financiare ndërkombëtare, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 Hekurudha Federale Zvicerane (SBB) po zvogëlon gradualisht numrin e koshave të plehrave pranë vendeve të uljes... -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane












