Kosova
Miliona humbje nga greva në aeroportin e Prishtinës
Të shtunën greva e kontrollorëve ajror do të zgjasë prej orës 8:00 të mëngjesit deri në 8:00 të mbrëmjes
Kompania ajrore “Turkish Airlines” ka anuluar të enjten paradite fluturimet për dhe nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror në Kosovë.
Greva e kontrollorëve, e cila ka nisur të mërkurën që lamë pas, të enjten (dje) ka zgjatur prej orës 08:00-12:00, përderisa të premten (sot) do të zgjasë 8 orë, përkatësisht nga ora 8:00-16:00, me ç’rast disa kompani ajrore kanë paralajmëruar anulim të fluturimeve.
Anulim të fluturimeve për sot ka paralajmëruar aviokompania “Turkish Airlines”, “Wizz Air”, “Adria Airways”, “Austrian Arlines”, “Easy Jet” etj, shkruan “Zëri”.
Edhe më keq, një ditë para Ditës së Pavarësisë së Kosovës, të shtunën, kur shumë bashkatdhetarë kanë rezervuar biletat për të marrë pjesë në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës, nuk do të mundë të arrijnë në vendlindje, pasi që greva e kontrollorëve ajror do të zgjasë prej orës 8:00 të mëngjesit deri në 8:00 të mbrëmjes, përcjell albinfo.ch.
Anulimi i fluturimeve për këto ditë për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët po kërkojnë që të mos përfshihen në Ligjin e ri për Paga, vlerësohet se do të ketë kosto milionëshe për pasagjerët që i kanë paguar biletat dhe për aviokompanitë për shkak të anulimit të fluturimeve.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













