Lajme
Ministrat e G7 zotohen të përshpejtojnë rrugën drejt energjisë së pastër
Ministrat e mjedisit dhe energjisë të vendeve të G7 janë zotuar të përshpejtojnë kalimin drejt energjisë më të pastër dhe më të qëndrueshme, sipas një komunikate të lëshuar të dielën në fund të bisedimeve dy-ditore në Sapporo, Japoni, shkruan DW.
Zotimi i tyre ka të bëjë me dekarbonizimin e energjisë deri në vitin 2035 dhe u kërkua vendeve që të heqin dorë nga prodhimi i energjisë elektrike me qymyr sa më shpejtë që të jetë e mundur, përcjellë albinfo.ch.
Nga takimi nuk doli ndonjë datë për t’i dhënë fund përdorimit të burimeve ndotëse. Megjithatë ministrat thanë që duhet të shohin mundësitë për të gjetur burime më efikase, të përballueshme dhe më të larmishme, shkruan DW, përcjellë albinfo.ch.
Vendet e G7, të cilat përfshijnë SHBA-në, Japoninë, Kanadanë, Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Britaninë e Madhe, përbëjnë një të katërtën e emetimeve globale të karbonit dhe 40% të aktivitetit ekonomik në botë. “Duke njohur krizën aktuale globale të energjisë dhe ndërprerjet ekonomike, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të përshpejtuar tranzicionin e energjisë së pastër në emetimet neto të gazit serrë (GHG) deri në vitin 2050 më së voni”, thuhet në komunikatë, shkruan DW.
Japonia, e cila mbështetet në qymyrin për pothuajse një të tretën e prodhimit të saj të energjisë, fitoi miratimin për theksin e saj në “qymyrin e pastër” dhe energjinë bërthamore dhe hidrogjenin, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













