Lajme
Ministrat e Jashtëm të BE-së sot nisin bisedime urgjente mbi Rusinë
Bëhet e ditur se ministrat e jashtëm nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të takohen të premten për një seancë urgjente mbi pushtimin rus të Ukrainës. Diplomatët thanë se takimi do të përfshijë diskutimin e opsioneve të mëtejshme për të mbështetur Ukrainën dhe mënyrën se si blloku duhet të merret me Rusinë tani e tutje.
Ky takim vie pasi udhëheqësit e BE-së ranë dakord për një paketë të re masive sanksionesh ndaj Rusisë të enjten mbrëma që shënjestron sektorët e energjisë, financave dhe transportit të vendit. Paketa përfshin ndalimin e eksportit të teknologjisë dhe kufizon qasjen e Moskës në tregjet financiare të Bashkimit Evropian.
“Paketa e sanksioneve masive të miratuara sonte tregon se sa e bashkuar është BE-ja”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në orët e para të së premtes.
Von der Leyen tha se masat përfshijnë sanksione “që synojnë 70 për qind të tregut bankar rus dhe kompanitë kryesore shtetërore”, si dhe sektorin energjetik të Rusisë.
BE-ja gjithashtu ndaloi shitjen e avionëve për linjat ajrore ruse dhe kufizuan qasjen e Rusisë në “teknologjinë thelbësore”.
“Më në fund: vizat”, shkroi von der Leyen në Twitter pas gjashtë orësh konsultimesh, në të cilat ishte përfshirë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Diplomatët dhe grupet e lidhura me të dhe njerëzit e biznesit nuk do të kenë më qasje të privilegjuar në Bashkimin Evropian”.
Udhëheqësit e BE-së u takuan pasi Rusia nisi një sulm me shumë fronte kundër Ukrainës të enjten, të cilën Ukraina e ka përshkruar si një “pushtim në shkallë të plotë”, duke përdorur forcat tokësore, detare dhe ajrore.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026? Tashmë dihet që Zvicra në përgjithësi, dhe qytetet e saj më të mëdha në veçanti, janë... -
Policia kantonale e Bernës paralajmëron: Mashtruesit telefonikë kanë marrë 188,000 franga -
Blerja e produkteve evropiane mund të ketë pasoja serioze për Zvicrën -
Tregu zviceran i elektronikës shtëpiake rifillon rritjen -
Orteku i borës bllokon rrugën drejt Lötschbergut














