Jeta në Zvicër
Ministret, më të besueshme se ministrat
Më së shumti besim gëzon ministrja Doris Leuthard, gjegjësisht 71%. Pas saj vijnë Eveline Widmer-Schlumpf me 65% dhe Simonetta Sommaruga me 63%.
Anëtarët e Qeverisë Federale të Zvicrës, gjegjësisht ministrat e saj vazhdojnë të gëzojnë imazh të mirë te qytetarët zviceranë me të drejtë vote.
Sipas një sondazhi të sponsorizuar nga SRG dhe të realizuar nga instituti gfs.bern, „më së miri punët me popullin“ i ka ministrja aktuale e transportit, e cila vjen nga partia CVP/PDC, Doris Leuthard. Për të kanë votuar 71 për qind të të anketuarve, duke e cilësuar si ministre të denjë për t`ia falur besimin.
Por, edhe dy vendet në vijim janë zënë nga gratë, ministret tjera në Qeverinë e Zvicrës. Në vendin e dytë është ministrja Eveline Widmer-Schlumpf nga partia BDP, e cila gëzon besimin e 65% të personave që morën pjesë në sondazh, ndërsa në të tretin, Simonetta Sommaruga nga SP/PS, me 63%.
Meshkujt, sipas këtij sondazhi kanë mbetur në pjesën e poshtme të listës. Më lartë nga ta janë ngjitur Ueli Maurer (SVP/UDC) dhe Didier Burkhalter (FDP/PLR) për të cilët janë përcaktuar 62% të të anketuarve. Ministri Alain Berset me 59% të besimit të falur nga votuesit potencialë vjen në vendin e parafundit, ndërsa vendin e fundit, sikur edhe në disa sondazhe të mëparshme e zë Johann Schneider-Amman nga FDP/PLR me vetëm 52%.
Sondazhi është bërë në gjysmën e periudhës së legjislaturës aktuale.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?










