Lajme
Ministri Agani po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, po kryeson një delegacion të Ministrisë së Shëndetësisë në një vizitë zyrtare në Zvicër.
Vizita e ministrit Agani ka nisur me një takim në Bernë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, për të vazhduar me takime të ndara pune me Paskal Strupler, drejtor gjeneral i Zyrës Federale të Shëndetësisë në Konfederatën Zvicerane, Ambasadorin Kurt Kunz, zëvendësdrejtor gjeneral dhe kryesues i Departamentit për Bashkëpunim me Evropën Lindore në Agjencinë Zviceran për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SDC) dhe me zonjen Barbara Buri, anëtare e Bordit të Asociacionit “Solidar”, bëhet e ditur në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministri kosovar i Shëndetësisë, Agani, i njoftoi nikoqirët përkitazi me gjendjen në shëndetësinë kosovare, nevojat prioritare, përgatitjet e bëra për fillimin e reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shëndetësor në vend, si dhe nevojën për mbështetjen e këtyre përpjekjeve nga ana e Qeverisë së Zvicrës.
Ministri Agani u përgëzua nga bashkëbiseduesit për vizionin e qartë reformues dhe qasjen e vendosur ndaj ndryshimeve të domosdoshme si dhe u sigurua nga autoritetet shëndetësore zvicerane për mbështetjen e fuqishme të këtyre përpjekjeve reformuese pas miratimit të Ligjit të Shëndetësisë në Kuvendin e Kosovës që pritet të ndodhë deri në fund të muajit shtator.
Gjatë bisedimeve u theksua gatishmëria e plotë e SDC-së dhe e Zyrës Federale të Shëndetësisë për investime substanciale në sistemin e reformuar shëndetësor të vendit, veçanërisht në funksion të themelimit të Fondit publik të sigurimeve shëndetësore, si dhe përmirësimin e infrastrukturës institucionale dhe profesionale të shëndetësisë kosovare.
Gjatë ditës së sotme ministri Agani zhvillon takim me Tuygan Goeker, drejtor i CEMAI në Bazel (i ngarkuar për Evropën Qendrore dhe Perëndimore, Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme, Afrikën dhe Afrikën Subkontinentale) për të vazhduar pastaj me një takim me Kryesinë e Kuvendit Shqiptar në Zvicër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë.
Të shtunën, ndërkaq, ministri Agani do ta përmbyllë vizitën e tij me një tribunë me bashkatdhetarët në Lozanë.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













