Lajme
Ministri Beqaj në Vjenë prezantoi mundësitë për investime në Kosovë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj në Forumin Ekonomik të Vjenës ka prezantuar prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe mundësitë për investime të huaja në të gjitha fushat e ekonomisë në Kosovë.
Ministri Beqaj ka thkesuar që Kosova krahasuar me vendet në rajon, ka politika të favorshme ekonomike të cilat inkurajojnë që investitorët të shqyrtojnë mundësitë dhe të përcaktohen për të investuar kapitalin e tyre në vend.
“Ai poashtu ka deklaruar se Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka vendosur prioritetet e saj, të cilat kanë të bëjnë me promovimin e sektorit të energjisë, minierave, telekomunikacionit dhe IT-së, dhe fusha të tjera me interes, të cilat do të kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit dhe zvogëlimin e normës së papunësisë”, thuhet në njoftimin e MZHE-së.
Beqaj ka përmendur rëndësinë e tërheqjes së kapitalit privat në vend dhe nevojën për transformimin e ndërmarrjeve publike me qëllim të krijimin të një ekonomie funksionale të tregut; ka promovuar mundësitë për partneritete publiko-private në projekte konkrete, arritjet në kuadër të procesit të përbashkët për eliminimin e barrierave biznesore, të cilat do të kontribuonin në fuqizimin e sektorit privat dhe rritjen ekonomike në vend.
Ministri Beqaj prezantoi bazën legjislative e cila rregullon sektorët e lartpërmendur, të cilën MZHE e ka proceduar dhe e cila është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kreu i MZHE-së ka prezantuar edhe projektet si KEDS, ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, dhe procedurat për Zonat me interes të veçantë në lëminë e minierave, për investime në prodhimin e energjisë se ripertritshme dhe prioritetet tjera në lëminë e zhvillimit ekonomik.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












