Lajme
Ministri Beqaj u takua me ekspert të Bankës Botërore
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, ka takuar përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe Panelit të ekspertëve të pavarur të caktuar nga Banka Botërore për të shqyrtuar projektin “Kosova e Re” nga pikëpamja e Kornizës Strategjike për Zhvillim dhe Ndryshime Klimatike.
Gjatë takimit janë shqyrtuar temat që kanë të bëjnë me burimet e ri përtëritshme, efiçiencën e energjisë, dhe bashkëpunimit më të madh rajonal në shkëmbimin e energjisë me qëllim të optimizmit të sistemeve elektroenergjetike.
Roli i Panelit të Ekspertëve i përbërë nga tre ekspertë eminent ndërkombëtarë, është të shqyrtoj projektin krahas gjashtë kritereve të përcaktuara në Kornizën Strategjike për Zhvillim dhe Ndryshime Klimatike.
Këto kritere përfshijnë ndikimin e demonstruar të projektit në zhvillim siç është përmirësimi në përgjithësi i sigurisë së furnizimit me energji, reduktimi i mungesës së energjisë dhe qasja në energji nga të varfrit.
Kriteret tjera janë edhe ofrimi i asistencës për identifikimin dhe përgatitjen e projekteve me emitim të ulët të karbonit, optimizmi i burimeve energjetike duke shqyrtuar mundësinë për të kënaqur nevojat e vendit për energji elektrike përmes efiçiencës dhe ruajtje.
Konsideratë për alternativat e arsyeshme me kosto më të ulët dhe shtjerja e mundësive për financim nga donatorët, dizajni i projekteve të bazuara në djegie të linjiti bazuar në teknologjinë më të përshtatshme në dispozicion duke mundësuar për efiçiencë të lartë, dhe për këtë, intensitetin më të ulët të emitimeve të gazrave të efektit serë dhe përfshirjen e ndikimeve të jashtme mjedisore në analizën e projektit.
Paneli i ekspertëve do të qëndroj edhe disa ditë në Prishtinë ku do të takohet edhe me institucionet tjera që bashkëveprojnë në sektorin e energjisë. Me rekomandimet e panelit do të informohet Grupi i Bankës Botërore për mbështetjen e vazhdueshme të sektorit të energjisë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











