Lajme
Ministri Burkhalter, vizitë pune në Bosnjë
Ministri i jashtëm, Burkhalter në bashkëbisedim me homologun e tij Lagumdzija ka nënvizuar mbështetjen e bashkëpunimit regjional në Ballkanin Perëndimor
Ministri i jashtëm i Zvicrës Didier Burkhalter po qëndron në një vizitë pune në Ballkanin perëndimor. Të hënë ai ka takuar në Sarajevë homologun e tij boshnjak Zlatko Lagumdzija. Në fokus të këtij takimi ka qenë thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimi regjional.
Aktualisht sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme në mes të dy shteteve është duke u zhvilluar një bashkëpunim në arsimimin profesional, në shëndetësi, migracion dhe drejtësi. Ndërsa në aspektin ekonomik Zvicra dhe Bosnja negociojnë një marrëveshje mbi tatimin e dyfishtë. Ndërsa Bosnja është po ashtu duke negociuar me EFTA-n një marrëveshje për tregtinë e lirë.
Burkhalter në bashkëbisedim me homologun e tij ka nënvizuar mbështetjen e bashkëpunimit regjional në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu ai ka theksuar rëndësinë Zvicra i jep misionit paqësor Eufor Althea. Në kuadër të tij janë të angazhuar 20 ekspertë zviceranë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












