Lajme
Ministri Çeku do atashe nëpër ambasada, MPJ jo
"Shtetet si Kosova nuk kanë shumë mundësi të dërgojnë shumë njerëz jashtë, për shkak të kostos që ka mbajtja e një misioni"
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Ceku e ka ndërmarrë iniciativën për të instaluar atashe ushtarakë nëpër ambasadat e Kosovës.
Por, iniciativa ende nuk është formalizuar, ngaqë në formë zyrtare nuk ka shkuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ). Zëvendësministri MFSK-së, Shemsi Veseli ka konfirmuar këtë të dhënë për mediat, por ka deklaruar se duhet edhe disa kohë derisa të merret vendimi për emërimin e atasheve.
Ai ka thënë se duhet marrë edhe mbështetja nga faktorë relevantë ndërkombëtarë, para se të aprovohet një vendim i këtillë.
“Në kuadër të strategjisë së zhvillimit të ushtrisë, gjegjësisht FSK-së, normalisht parashihet edhe kjo, Është shumë e natyrshme që shteti i Kosovës planifikon të ketë edhe atashetë ushtarakë në kuadër të ambasadave”, ka thënë Veseli.
Ndërsa, në MPJ thonë se ende nuk e shqyrtuar ende një kërkesë të tillë dhe as një mundësi të tillë. Zëvendësministri Ibrahim Gashi ka thënë se në diplomacinë kosovare nuk ka kapacitete të mëdha të angazhuara, të akredituara jashtë vendit.
“Natyrisht, shtetet si Kosova nuk kanë shumë mundësi të dërgojnë shumë njerëz jashtë, për shkak të kostos që ka mbajtja e një misioni”, ka thënë Gashi.
Por, Koha Ditore, duke u thirr në një burimi ndërkombëtar, shkruan se nuk dihet se sa larg mund të shkohet me këtë ide, pasi që as shtetet që e kanë njohur Kosovën nuk e konsiderojnë FSK-në si ushtri.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












