Kosova
Ministri Gashi ngushëllon familjen dhe diasporën për vdekjen e Vlorë Mehmetit
“Puna e saj ekzemplare ndër vite do të mbesë udhërrëfyes për gjeneratat që do të vijnë pas”, thuhet në ngushëllimin e ministrit.
Zëvendës kryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gash nëpërmjet një telegrami ngushëlloi familjen Mehmeti dhe Tërshani, për vdekjen e Vlorës, shkencëtares 35 vjeçare që vdiq në Vjenë. Ministri njëkohësisht ngushëllon edhe bashkatdhetarët kosovarë për vdekjen e hershme të kësaj vajze të diasporës, që ka lënë gjurmë në Universitetin e Vjenës.
“Në këto momente të vështira të dhimbjes për humbjen e së dashurës Vlorë, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Vlora ishte një nga ato vajza që spikatën me urtësinë dhe përkushtimin, ndërsa zunë vend të pazëvendësueshëm në forumet më të rëndësishme shkencore në Evropë dhe më gjerë. Puna e saj ekzemplare ndër vite do të mbesë udhërrëfyes për gjeneratat që do të vijnë pas”, thuhet në ngushëllim.
“Duke ndarë dhimbjen për humbjen e kësaj vajze të dashur dhe të respektuar nga të gjithë, pa përjashtim, gjej ngushëllim në faktin se puna e saj do të jetojë përgjithmonë, ndërsa personaliteti i saj do të mbesë përherë në mendjet e zemrat e shqiptarëve si në Kosovë, po ashtu edhe në diasporë”, shkruhet më tej në ngushëllim.
Ndryshe, pas një sëmundje të rëndë, në Vjenë të Austrisë, në moshën 35 vjeçare ka vdekur shkencëtarja shqiptare Vlorë Mehmeti –Tershani. Vlora ka lindur me 20.03.1982 në fshatin Beçiq të Drenicës, Komuna e Vushtrrisë. Babai i saj, Hazir Mehmeti ishte ndër profesorët e parë të Biologjisë dhe aktualisht kryetar i shoqatës së mësuesve shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri.
Në vitin 1988, pas rrethanave të reja të krijuara në Drenicë, pjesën e mbetur të gjimnazit që kishte filluar në Vushtrri, Vlora e vazhdoi në gjimnazin “Schoppenhauerstrasse, BRG 18” të Vjenës, ku në tërë historinë e gjimnazit është e para dhe e vetmja nga nxënësit emigrantë, e cila nuk e përsërit klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës. Për këtë rast, i cilësuar si rast i veçantë, kujdestarja e klasës e informon Ministrin e Mësimit të Austrisë. Me nota të larta dhe afat rekord, ajo kreu gjimnazin.
Vlora në fushën e shkencës nuk kishin të ndalur. Ajo përfundoi Fakultetin e Farmacisë në Universitetin Shtetëror të Vjenës, Magjistraturën në Tokushima (Tokushima Bunri Unviersity, Japoni), , ndërsa studimet e doktoratës i ka përpërfunduar në shtator të vitit 2016 në drejtimin e Mikrobiologjisë në Universitetin e Vjenës dhe Austrisë në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











