Kosova
Ministri gjerman: BE t’i mbajë premtimet, të bëhet liberalizimi i vizave për kosovarët
Ministri gjerman: Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim
Në një deklartë, ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për kosovarët, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Roth tha se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet e veta, duke shtuar se liberalizimi i vizave në Kosovë do të duhej të ishte përmbushur prej kohësh, meqenëse Kosova i ka plotësuar kushtet.
“Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e veta dhe këtë e them në mënyrë autokritike. Liberalizimi i vizave në Kosovë do të duhej të ishte përmbushur prej kohësh, jo sepse këtë e dëshiron Michael Roth, por sepse Komisioni ka përcaktuar që kushtet janë përmbushur dhe po kështu, edhe tani është e njëjta gjë. Kushtet janë përmbushur, pra, duhet të mbajmë fjalën, por Bashkimi Europian është i strukturuar në çështje qendrore pikërisht mbi arritjen e konsensusit. Të gjitha shtetet e Bashkimit Europian të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, tha Roth.
Këtë deklaratë Roth e bëri gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, pas pyetjes së Deutsche Welles në Tiranë, nëse mosmbajtja e premtimeve nga BE dhe lënia peng e Shqipërisë për një kohë të pacaktuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe MV vë në rrezik kredibilitetin e BE-së.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime














