Uncategorized
Ministri gjerman merr Kosovën si shembull suksesi të punësimit legal në Gjermani
Müller ka përmendur si shembull të funksionimit të mirë të kësaj alternative, qendrën gjermane për Këshillim për çështje të migracionit, në Kosovë.
Qeveria e ardhshme federale e Gjermanisë duhet të ketë më shumë oferta për imigrimin në Gjermani të migrantëve të punës nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Kështu ka kërkuar ministri aktual për zhvillim, Gerd Müller nga Partia Socialkristiane (CSU), shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve DPA.
Por, Partia e Gjelbër ka qëndrim më kritik ndaj kësaj.
Müller i sheh qendrat për këshillim, të hapura në shtetet jashtë BE-së si një urë legale për migracionin legal, transmeton albinfo.ch. Müller e sheh këtë mundësi vetëm në rast se në të njëjtën kohë do të merren masa më efikase për luftimin e migracionit jo të rregullt.
“Qasja në tregun gjerman të punës duhet të shkojë përmes rrugëve legale”, ka thënë Müller për dpa. Me këtë rast ai ka përmendur si shembull të funksionimit të mirë të kësaj alternative, Qendrën për Këshillim për çështje të migracionit, në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











