Lajme
Ministri Hoxhaj nesër në Forumin e Luksemburgut
Kryediplomati kosovar do të ketë takime të ndara me Baroneshën Kethrin Eshton dhe disa ministra të tjerë të vendeve anëtare të BE-së
Kethrin Eshton, përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, i ka dërguar ftesë ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhajt, për të marrë pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor.
Ky forum do të mbahet nesër (e hënë) në Luksemburg ndërsa pjesëmarrja bëhet përmes formës së Gymnihut, ku nuk shkruhen emrat e shteteve pjesëmarrëse.
Pjesëmarrës tjerë janë të gjithë ministrat e e Punëve të Jashtme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, njofton ReL.
Kryediplomati kosovar, sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, do të ketë takime të ndara me Baroneshën Kethrin Eshton dhe disa ministra të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.
Komunikata e MPJ-së, sqaron se “bashkëpunimi Rajonal dhe perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor, do të jetë ndër temat kryesore që do të diskutohen në këtë Forum”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












