Lajme
Ministri i Diasporës i Maqedonisë së Veriut, po qëndron për vizitë në Zvicër
Delegacioni i Ministrisë së Diasporës të Maqedonisë së Veriut është takuar me stafin e IOM, me LAPSH dhe me shoqatën "Dituria"
Një delegacion i Maqedonisë së Veriut po qëndron ne Zvicër. Delegacionit i prin ministri përgjegjës për diasporën Dr. Xhemail Çupi dhe bën pjesë edhe këshilltari i jashtëm pranë kësaj ministrie, Prof. Sejdi Demiri.
Në një njoftim dërguar albinfo.ch delegacioni përshkruan rrjedhën e vizitës dhe takimeve të realizuara.
Takim me IOM
Në ditën e parë të vizitës së punës në Zvicër, ministri Çupi ka pasur një takim me shefin e stafit të IOM-it pranë selisë së OKB-së në Gjenevë, z. Ambroso dhe përfaqësuesin special për rajoni, z. Keseroviq.
Në takim ai i ka njoftuar bashkëbiseduesit për bashkëpunimin e tij të mirë me zyrën përfaqësuese të IOM-it në Shkup dhe gjithashtu ka shprehur kënaqësinë për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar dhe mbështetur në lidhje me aktivitetet qeveritare për projektin e qendrave të diasporës, ngritjen e kapaciteteve institucionale për hartografimin e diasporës dhe ngritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë me organizata ndërkombëtare në një nivel më të lartë.
Ambrosi premtoi mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e diasporës në drejtim të hartografimit të diasporës dhe veçanërisht në mënyrat e identifikimit të një mekanizmi të përshtatshëm për të shfrytëzuar sa më mirë remitancat e diasporës për qëllime investimi në vendin e origjinës.
Takim me Qendrën kulturore fetare “Dituria” në Gjenevë
Në takimin e përzemërt me përfaqësuesit e qendrës kulturore/fetare “Dituria” në Gjenev, ministri është njohur me aktivitetet e tyre vjetore, ndër të tjera edhe me organizimin e mësimit plotësues në gjuhën amtare . Të pranishmit shprehën mirënjohje të madhe për vizitën, gjatë së cilës shkëmbyem mendime dhe mënyra për bashkëpunim të frytshëm mes veti.
Takim me LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër
Takimi i radhës ishte ai me Lidhjen e Mësuesve dhe Prindërve Shqiptarë në Gjenevë, i cili u zhvillua në një atmosferë mjaft konstruktive, duke shkëmbyer informacione dypalësh lidhur me mënyrat dhe mundësinë e organizimit të arsimit shtesë për fëmijët e diasporës sonë në Zvicër, me theks të veçantë në zonën frëngjishtfolëse.
Të dyja palët shprehën dëshirën për bashkëpunim më intensiv në fushën e arsimit dhe Kulturës, thuhet në fund të njoftimit nga zyra e Ministrit të Diasporës, Dr. Xhemail Çupi.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve










