Kosova
Ministri i Financave: Mosmiratimi i buxhetit 2019, shkakton shumë probleme
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka folur për pasojat që mund të ndodhin nëse nuk kalon buxheti për vitin 2019, në seancën e së enjtes së Kuvendit. Ministri ka deklaruar se në fund të muajit shkurt nuk mund të bëhet asnjë pagesë nëse buxheti nuk votohet.
“Dëshiroj të mendoj pozitivisht që buxheti do të kalojë. Janë kryer të gjitha proceduarat. Komisioni për Legjislacion pritet të mbajë mbledhje dhe të krijohen kushtet që të futet në seancë. Në situatën hipotetike, nëse nuk kalon, asnjë pagesë nuk mund të bëhet në shkurt, përveç borxheve”, ka thënë Hamza.
Ministri ka thënë se nuk mund të flasë se çka do të ndodhë nëse nuk plotësohet edhe kërkesa e fundit e PSD-së për shkarkimin e ministrit Nenad Rikallo.
Ndërsa, deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se grupi parlamentar që ai përfaqëson nuk do të votojë miratimin e buxhetit pa plotësimin e kushteve.
“Nëse qeveria do që të kalojë buxhetin me votat e PSD-së, duhet t’i plotësojë kushtet”, theksoi Sejdiu.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













