Kosova
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës paralajmëron sërish rrezik nga sulmet e Serbisë
Kryeminsitri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë paralajmëruar sulme të reja si ai i Banjkës në veri të Kosovës. Qëndrimin e tyre e përsëriti ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një lidhje direkte në A2 CNN.
Ministri Maqedonci theksoi se Kosova vijon të mbetet e kërcënuar jo vetëm nga studio si ai i Banjskës, por edhe nga qasja hegjemoniste e institucioneve të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës.
Ai solli në vëmendje se tri nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit jugor të këtij shteti, pra në kufi me Kosovën.
“Këto 3 brigada kanë një tejzgjatje operacionale përgjatë kufrit me Kosovën. Kjo tejzgjatje paraqitet përmes vendosjes së 48 bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandamërisë gjatë gjithë vijës kufitare”.
Ministri theksoi se kjo prezencë e ushtrisë serbe përbën rrezik jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Ndodhen aty prej vitesh, por janë aty për të kërcënuar sovranitetin, integritetin territorial të vendit tonë. E kanë shumë të lehtë grupet e armatosura të futen në territorin e Kosovës. Një sinkronizim me qëllim të zhvillimit të një lufte hibride në raport me Kosovën”.
Megjithatë, Maqedonci theksoi se masat nga ana e Kosovës janë marrë.
“Në dy vjet kemi një shtrirje të rendit dhe ligjit në veri të vendit. Kjo shtirje është bërë se kemi pasur informacione të vazhdueshme për tentativa të destabilizimit nga organizata terroriste”.
Siç sqaroi ministri, i gjithë territori në veri është krehur nga policia, teksa shtoi se Kosova ka shtrirje të inteligjencës thellë në atë zonë.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve













