Kosova
Kosovë: Ministri i Mbrojtjes ngre dyshime mbi të ftuarit në Këshillin e Sigurisë në Serbi
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka ngritur dyshime mbi arsyet e thirrjes së Këshillit të Sigurisë në Serbi dhe pjesëmarrësve aty.
“Në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, i cili është thirrur me urgjencë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përveç anëtarëve të përhershëm, kanë marrë pjesë edhe Nenad Zonic, Komandant i Brigadës 63 të Parashutistëve; Miroslav Talijan, Komandant i Brigadës 72 të Operacioneve Speciale; Tioslav Jankovic, Shef i Drejtorisë së Operacioneve (J-3); Dusko Zarkovic, Komandant i Forcave Ajrore dhe Milosav Simovic, Komandant i Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Serbisë (FAS)”.
Maqedonci ka thënë se ky takim është thirrur nga Vuçiq dy ditë pasi kryeministri Kurti denoncoi provokimet e njësive të specializuara të FAS në afërsi të kufirit me Kosovën.
“Ky takim është thirrur me urgjencë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vetëm dy ditë pasi kryeministri i Republikës së Kosovës kishte denoncuar publikisht provokimet e njësive të specializuara të FAS-it në afërsi të kufirit me Kosovën dhe një ditë pasi ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka bërë të qartë Serbisë se janë duke monitoruar lëvizjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën dhe se përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm”.
Ministri e ka konsideruar si shqetësuese përbërjen e këshillit. Ai thotë se në takim ka qenë prezent komandanti i dy brigadave që dyshohet se ka realizuar përgatitjen dhe trajnimin e anëtarëve të organizatës “Mbrojtja Civile/ Brigada e Veriut”, të cilët më pas morën pjesë në sulmin në Banjskë.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përdorur si pretekst të thirrjes së kësaj mbledhje sulmin terrorist në Moskë, por ajo çfarë është shqetësuese në përbërjen e këtij Këshilli, është prezenca e Komandantit të Brigadës 63 të Parashutistëve dhe Brigadës 72 të Operacioneve Speciale, formacione ushtarake këto që dyshohet që kanë realizuar përgatitjen dhe trajnimin e qindra anëtarëve të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile/Brigada e Veriut”, e të cilët më pas morën pjesë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit”.
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune Pas bashkimit të Helvetia dhe Baloise, shkurtimet e vendeve të punës mund të jenë më të... -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës










