Shqipëria
Ministri i Shtetit dhe Diasporës në Shqipëri ka kërkuar të bëhen mirë llogaritë për refugjatët sirian
Lajmet për hapjen e disa kampeve për 600 mijë refugjatë sirian, kanë bërë që Ministri i Shtetit dhe Diasporës i Shqipërisë të kërkoj përgjigje se a janë llogaritur mirë.
Pandeli Majko, Ministër për Shtetin dhe Diasporën në Shqipëri, me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” ka reaguar në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar sa i takon ndërtimit të një kampi për refugjatët në Shqipëri.
Sipas ministrit Majko, duhet të bëhen llogaritë mirë, shkruan Albinfo.ch.
Majko ka thënë se shkrimet nëpër media se në Shqipëri do të hapen kampe për 600 mijë refugjatë sirianë janë përtej çdo gatishmërie e imagjinate për një prej kombeve më të vjetër të Europës sic janë shqiptarët.
“Mediat mund të japin lajme por jo të nxisin panik në një popull që është një shembull në atë cfarë ofron për të huajt. Në se dikush, nuk di të merret me diktatorin e Sirisë, padyshim që nuk kupton se ky individ dhe aleatët e tij, Rusia dhe Irani, po përdorin refugjatët sirianë si “bombë njerëzore”. Qëllimi është për të shkatërruar strukturën europiane si ngrehinën kryesore ndërkombëtare e cila mbart vlerat që ata nuk i kanë”, ka shkruar Majko në “Facebook”.
Sipas Majkos, grumbullimimet e refugjatëve në sasi sfiduese për ata që jetojnë në Shqipëri do të krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë.
“Shqipëria ka gatishmëri për të huajt por askush nuk mund të bëjë “humor” nisur nga nevojat e saj. Nëse ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë” më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane. Jam i bindur, që Brukseli nuk mund ti kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë. Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin… janë miq të refuzuar të dikujt tjetër”, ka shtuar më tutje ministri Majko, shkruan Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje











