Integrimi
Ministri Makolli uron mësuesit në diasporë
„Mësues, nxënës dhe prindër që punoni e jetoni në diasporë, jeni faktor shumë i rëndësishëm i krijimit të urave të bashkëpunimit me kombet e tjera“
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.
„Sot, me nderim të veçantë, përkujtojmë hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë.I përkujtojmë të gjithë ata pishtarë të arsimit, që nga Pandeli Sotiri, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Shtjefën Gjeçovi, Fazli Grajçevci e deri te mësuesit e ditëve tona që kultivuan dhe mbrojtën me shumë mundime e sakrifica edukimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe. Edhe sot mësimdhënësit tanë kanë një rol të pazëvendësueshëm në edukimin e brezave të rinj, që janë bazament i një të ardhmeje të ndritur të atdheut.“, thuhet në urimin e Makollit.
Ai ka thënë se shkolla shqipe, përveç që ka qenë vatër e diturisë, ka qenë edhe bazë e nismave të mëdha historike në rrugën e emancipimit dhe të krijimit të kombit modern shqiptar, por edhe të krijimit të shtetit shqiptar, sidomos të shtetit të Kosovës.“
„Ju, të nderuar mësues, nxënës dhe prindër që punoni e jetoni në diasporë, jeni pjesë e rëndësishme jo vetëm e ruajtjes së identitetit gjuhësor, kulturor e kombëtar të fëmijëve tanë në mërgatë, po, përgjithësisht, e zhvillimit arsimor e kulturor të shqiptarëve, si faktor shumë i rëndësishëm i krijimit të urave të bashkëpunimit me kombet e tjera. Ju jemi shumë mirënjohës për kontributin tuaj.“, thuhet në urim
Ministria e Diasporës do të angazhohet për avancimin e pozitës së mësimit plotësues kudo në mërgatë, që nga Kanadaja e deri në Zelandën e Re, për avancimin e mësimdhënësve dhe institucionalizimin e mësimit plotësues kudo në diasporë.
„Në emrin tim dhe në emrin e Ministrisë së Diasporës, të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve ua urojmë këtë ditë të madhe të arsimit, duke besuar në arritje e suksese edhe më të mëdha në të ardhmen“, thuhet në urimin e Ministrit Makollit
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë












