Kosova
Ministri më i pasur në Kosovë
Ai ka deklaruar se ka dy kredi për t'i shlyer, një në vlerë 15 mijë euro dhe një tjetër në vlerë 5 mijë euro. Ndërsa ka deklaruar po ashtu një kredi në vlerë mbi 28 mijë euro në emër të gruas
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Ai llogaritet të jetë ministri më i pasur në Qeverinë Kurti 2.
Sveçla ka deklaruar se ka një shtëpi të përbashkët që ka vlerë 600 mijë euro dhe po ashtu edhe një lokal në vlerë të 650 mijë eurove, transmeton albinfo.ch.
Ai gjithashtu është aksionar me bashkëshorten e tij në ordinancën stomatologjike “Dental Advanced Services, Dhomi”, i cili kap vlerën e 100 mijë eurove.
Para të gatshme Sveçla bashkë me gruan kanë deklaruar rreth 8,400 euro.
Ministri i Brendshëm ka edhe detyrime financiare ndaj bankave komerciale.
Ai ka deklaruar se ka dy kredi për të shlyer, një në vlerë 15 mijë euro dhe një tjetër në vlerë 5 mijë euro. Ndërsa ka deklaruar po ashtu një kredi në vlerë mbi 28 mijë euro në emër të gruas.
Pagën vjetore si ministër e ka deklaruar në vlerë 16 mijë e 630 euro, derisa mëditje nga udhëtimet ka pranuar 2 mijë e 280 euro.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














