Bota
Ministri turk: Njerëzve që shesin drogë para shkollave duhet thyer këmbët
Nëse një shitës droge është afër një shkolle, policia e ka detyrë t’ia thyejë këmbët. Bëjeni atë dhe më fajësoni mua. Edhe nëse kushton pesë, dhjetë, 20 vjet burgim – do ta paguajmë”
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka marrë kritika të shumta pasi i kishte thënë policisë së shtetit që t’ua thyejë këmbët njerëzve që shesin drogë para shkollave.
Asociacioni për të Drejtat e Njeriut në Turqi dhe disa gazeta kanë kritikuar Soylun për nxitje të kryerjes së krimeve. Ai ka thënë se përgjegjësinë do ta marrë vetë.
“Nëse një shitës droge është afër një shkolle, policia e ka detyrë t’ia thyejë këmbët. Bëjeni atë dhe më fajësoni mua. Edhe nëse kushton pesë, dhjetë, 20 vjet burgim – do ta paguajmë”, ka thënë ai në një takim publik për sigurinë.
Ai ka thënë se forcat e sigurisë kanë konfiskuar 20 ton heroinë më 2017 dhe kanë pasur rekord arrestime për drogë.
Soylu ka shtuar se Turqia duhet t’i luftojë shitësit e drogës siç bën me Partinë Punëtore të Kurdistanëve (PKK).
“Atë që e bëjmë ndaj terroristëve të PKK-së duhet ta bëjmë edhe me shitësit e drogës – askush s’mund ta helmojë të ardhmen tonë. Çfarë bën një polic është përgjegjësi e imja”, ka shtuar ai, transmeton Albinfo.ch.
Sipas një raporti të vitit të shkuar nga Qendra Monitoruese Evropiane për drogë dhe varësi nga droga, Turqia është vend transit për kontrabandë të heroinës drejt Evropës nga Afganistani.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta














