Uncategorized
Ministri zviceran, vizitën e parë zyrtare e bën në vendin e prejardhjes
Ai është përgjigjur se është përcaktuar të vizitojë më së pari Italinë për faktin se ai vetë ka prejardhje nga Italia. Cassis, ndonëse i lindur në Zvicër, deri në moshën 15 vjeçare ka pasur vetëm pasaportën italiane
Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, në vizitën e tij të parë jashtë vendit në këtë cilësi, ka takuar sot në Romë Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Angelino Alfano.
Në fokus të këtij takimi kanë qenë çështjet mbi taksat dhe financat si dhe problemi i pranishëm mes dy vendeve, ai i punëtorëve ndërkufitarë “Frontalieri”. Siç dihet, mijëra punëtorë italianë kalojnë çdo ditë kufirin për të punuar në zonat kufitare të Zvicrës, duke vazhduar të banojnë në Itali. Shumë zviceranë të këtij regjioni fajësojnë këta punëtorë se “po ua marrin punën”. Qeveria e Kantonit jugor, Tiçinos, ku e ka domicilin edhe Cassis ka bërë disa muaj më parë një hap në lidhje me taksimin e punëtorëve në fjalë. Prej atëherë ajo nuk këmbëngul më në kërkimin e certifikatës nga regjistri penal për punëtorët italianë.
Ministrit Cassis i është bërë pyetja përse ka thyer rregullin (e pashkruar) të ndjekur nga ministrat e deritashëm, të cilët vizitën e parë zyrtare e kanë bërë në Austri. Ai është përgjigjur se kjo ka të bëjë, veç tjerash, me faktin se ai vetë ka prejardhje nga Italia. Të kujtojmë: Cassis, ndonëse i lindur në Zvicër, deri në moshën 15 vjeçare ka pasur vetëm pasaportën italiane, të babait. Gjyshi i tij nag ana e babit kishte ardhur në Zvicër nga një lokalitet italian në afërsi të kufirit me Zvicrën.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












