Lajme
Ministria e Bujqësisë angazhon këshilltar amerikan
Vizita e ministrit të Bujqësisë Blerand Stavileci në SHBA është treguar e suksesshme.
Përveç që kanë marrë përvoja të reja ministri dhe zyrtarët të cilët e kanë shoqërua atë, tash pas përfundimit të vizitës kjo ministri do të ketë edhe këshilltar amerikan.
Për të përfituar nga praktika e agrobizneseve dhe instituteve bujqësore amerikane, në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, ministri Stavileci dhe delegacioni i Ministrisë së Bujqësisë kanë vizituar Universitetin e Vermontit, përkatësisht Kolegjin e Bujqësisë dhe seksionin e djathit në institutin e këtij universiteti.
Ligjëruesja e ekonomisë bujqësore në këtë universitet, Kathleen Liang, e njoftoj delegacionin kosovar me praktikat zhvillimore që kanë ndikuar në zhvillimin e fermerëve të vegjël dhe në rritjen e tyre ekonomike.
Ndërkaq, ministri Blerand Stavileci potencoi rëndësinë e avancimit të shërbimeve këshillimore për praktikimin e këtyre modeleve dhe tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen fermerët tanë.
Gjatë qëndrimit në Universitetin e Vermontit, delegacioni i Ministrisë së Bujqësisë ka përcjellë për së afërmi punën laboratorike në seksionin e djathit në institutin e këtij universiteti dhe pastaj ka vizituar edhe kompleksin e prodhimit të djathit “Cellars” në Jasper Hill të Vermontit, ku janë pritur nga pronari, Mateo Kehler.
Veçantia e këtij kompleksi qëndron në mospërdorimin e frigoriferëve për ruajtjen e prodhimeve të djathit “Cellars”, por në përdorimin e disa të ashtuquajturave “Tunele” për ruajtjen e këtyre produkteve.
Po ashtu, ministri Stavileci dhe ekipi i tij kanë vizituar edhe qendrën sipërmarrëse të ushqimit në Vermont, e cila për synim ka ngritjen e standardit të ushqimit, duke ofruar shërbime këshillimore, infrastrukturë dhe hapësira të ndryshme për shfrytëzim nga fermerët për përpunimin e ushqimeve të tyre.
Këto vizita studimore do të shërbejnë si modele bazë për punë me fermerë të vegjël në agropërpunimin e prodhimtarisë bujqësore në Kosovë dhe në kuadër të mbështetjes së USAID-it, i cili sektorin e bujqësisë e ka mbështetur përgjatë gjithë kësaj kohe, tashmë pjesë e kabinetit të ministrit Stavileci do të jetë edhe një këshilltar amerikan, i cili ka përvojë rreth dyzetvjeçare në sektorin e agropërpunimit dhe ka qenë pjesë e zhvillimit të bujqësisë nëpër shumicën e vendeve që kanë kaluar periudha tranzicioni.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










