Shqipëria
Më shumë remitenca sesa investime të huaja në Shqipëri
Është zhvilluar takimi i dytë i nivelit të lartë midis Bankës së Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Diasporën, bankave tregtare dhe subjekteve financiare të angazhuara në fushën e transfertave monetare që operojnë në vendin tonë.
Ky takim u zhvillua në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit “Për Remitancat” të nënshkruar vitin e kaluar nga Banka e Shqipërisë, Ministri i Shtetit për Diasporën dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Ministri i Shtetit për Diasporën tha se pa një politik të përbashkët do të përballemi shpejt me ndryshimin e mënyrës së migrimit dhe bashkimit familjar, shkruan albinfo.ch.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, tha se në Shqipëri si në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, shumat që hyjnë në emër të remitancave janë shumë më të mëdha se sa ato që hyjnë në emër të investimeve të huaja.
“Çështja e trajtimit të të ardhurave nga remitancat është një çështje e dorës së parë në zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo është një sfidë e të ardhmes me të cilën Shqipëria nuk mund të përballet seriozisht pa një dialog me sistemin bankar vendor. Pa një politikë të përbashkët për këtë cështje do përballemi shpejt me ndryshimin e mënyrës së migrimit dhe bashkimit familjar në një periudhë afatmesme. Ajo pritet të ndikojë negativisht në konsumin dhe në ekonominë vendore, për shkak se migrantët nuk do të kenë kujt t’i dërgojnë të holla në vendlindje”,tha Majko.
Ndërsa Guvernatori Gent Sejko theksoi rëndësinë e remitancave në ekonominë shqiptare, në mirëqenien e familjeve dhe zhvillimin në përgjithësi. Ai u shpreh se gjatë vitit 2018, Banka e Shqipërisë, përmes burimeve të saj, është angazhuar seriozisht në krijimin e parakushteve të nevojshme për kanalizimin sa më efikas të këtyre të ardhurave në ekonominë shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












