Shkurt.ch
Xhihadistët zviceranë të gjykohen jashtë vendit
Ministrja zvicerane e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, ka thënë se shtetasit zviceranë, të cilët shkuan në Siri dhe Irak për t’u bashkuar me Shtetin Islamik, duhet të paraqiten atje për arsye sigurie.
Duke folur për çështjen e ndjeshme të riatdhesimit të xhihadistëve, Keller-Sutter i tha radios publike të Zvicrës RTS të martën se ajo “do të preferonte që ata të mos gjykoheshin në vend”. Ajo gjithashtu theksoi rreziqet e riatdhesimeve të tilla për Zvicrën.
“Për mua, prioritet mbetet siguria e popullatës zvicerane dhe e forcave zvicerane të sigurisë. A duhet t’i vëmë në rrezik popullin zviceran që të riatdhesojë njerëzit që kanë lënë vullnetin e tyre të lirë për të luftuar në Siri dhe Irak?”, shtroi pyeti ajo, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët e terrorizmit besojnë se rreth 30,000 luftëtarë të huaj iu bashkuan Shtetit Islamik pas shpalljes së një kalifati në vitin 2014. Revista “The Economist” tha këtë javë se ekspertët vlerësojnë se një e treta e totalit janë vrarë, një e treta janë ende të lirë dhe të tjerët janë kthyer në vendet e tyre të origjinës.
Shumica e luftëtarëve të huaj xhihadistë erdhën nga ish-republikat sovjetike, pasuar nga Lindja e Mesme, Evropa Perëndimore dhe Afrika e Veriut.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare










