Lajme
Ministria e Jashtme italiane, njoftim të ri për ata të cilët udhëtojnë për në Itali
Ministria e Jashtme italiane njofton mbi udhëzimet rreth udhëtimit drejt dhe nga Italia, të cilat do të jenë në fuqi për periudhën 1-14 korrik 2020, transmeton albinfo.ch.
Të gjithë shtetasit që hyjnë në Itali nga vende që nuk janë anëtare të BE-së apo pjesë e Shengen-it, si dhe të Britanisë së Madhe, vazhdojnë t’u nënshtrohen kufizimeve, me përjashtim të shtetasve që:
- udhëtojnë për qëllime studimore për në dhe nga çdo destinacion;
- pavarësisht nga arsyeja, qytetarët e BE-së dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre (bashkëshorti, partneri, fëmijët deri në 21 vjeç, prindërit bashkëjetues, anëtarët e tjerë të familjes të varur për arsye të aftësisë së kufizuar) lejohen të hyjnë në Itali;
- pavarësisht nga arsyeja, banorët e 14 vendeve jo të BE-së dhe Shengenit (Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Republika e Koresë, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai) lejohen të hyjnë në Itali. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it











