Kosova
Ministria e Infrastrukturës e dërgon në Komision Disiplinor zytarin e sanksionuar nga SHBA
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, ka njoftuar se është dorëzuar kërkesë në Komisionin Disiplinor të Ministrisë që të merren masa ndaj zyrtarit Nexhat Krasniqi, që është i sanksionuar nga SHBA-ja.
“Përmes zv. Sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dje rreth orës 13:00, kemi dorëzuar tek Komisioni Disiplinor i Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi”, ka shkruar Aliu në një postim në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Nexhat Krasniqi është sanksionuar më 3 nëntor nga Departamenti Amerikan i Shtetit, me arsyetimin se është i përfshirë në korrupsion të madh.
“Duke pas parasysh raportet speciale mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-së, konsiderojmë se kji çështje duhet të trajtohet nga aspekti i përgjegjësisë disiplinore dhe shqiptimit të masave disiplinore, sepse konsiderojmë se paraqet shkelje të rëndë të detyrave dhe përgjegjësive të përcaktuara në Ligjin nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, konkretisht neni 56, paragrafi 4 dhe pika 7, ‘sjellja e papërshtatshme që dëmton reputacionin e shërbimit civil’”, është thënë në kërkesën që zëvendëssekretari i MMPHI-së, Izedin Bytyqi, ia ka drejtuar Komisionit Disiplinor të kësaj ministrie.
Po ashtu është thënë se ka arsye të besohet se ushtrimi i detyrës ndaj një nënpunësi që fillon procedura disiplinore, “pengon hetimin disiplinor dhe mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës. Kimisioni Disiplinor mund të vendosë pezullimin e përkohshëm të nëpunësit ose të marrë çdo masë tjetër të përshtatshme, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar”, shkruan koha.net.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik












