Kosova
Po shqyrtohet rasti i luanit që në Gjilan po mbahet në një kafaz
Në njoftim thuhet se grupi punues është duke e analizuar rastin në fjalë
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, saktësisht Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes një komunikate për media njofton se po merret me rastin e luanit që është duke u mbajtur i mbyllur (në kafaz) në Stanaj të Gjilanit.
Sipas njoftimit nga ky institucion, luani rezulton të jetë i kontrabanduar dhe i njëjti është duke u trajtuar nga institucioni ynë në koordinim me institucionet e tjera shtetërore.
“Me iniciativën e AMMK-së, është formuar Grupin punues ndërinstitucional, ku krahas përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë përfshirë edhe përfaqësues nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit – AVUK dhe nga Organizata Pylli i Arinjve. Qëllimi i formimit të këtij grupi punues është mbledhja e informatave relevante dhe shqyrtimi i bazës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që rregullon mbajtjen dhe internimin e kafshëve të egra të mbrojtura”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se grupi punues është duke e analizuar rastin në fjalë, por meqenëse sipas zyrtarëve doganorë, kjo çështje ka kaluar në Prokurori, atëherë do të merret për bazë edhe opinioni i Prokurorisë.
“Për ndryshe, lloji i luanit (Panthera leo) është kafshë e huaj për territorin e Kosovës, por është i mbrojtur me ligje kombëtare dhe ndërkombëtare, andaj çdo përpjekje për mbajtjen e tij duhet kaluar nëpër procedura ligjore dhe çdo shmangie eventuale e këtyre procedurave, sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet më tej në njoftim.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026











