Kosova
Ministrja austriake flet për takimin me presidenten Osmani
Ministrja austriake për Evropë, Claudia Plakolm është takuar të hënën me presidenten, Vjosa Osmani, përcjell albinfo.ch.
Rreth këtij takimi, ministrja austriake ka shkruar gjatë ditës së sotme edhe në rrjetet sociale.
“Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë”, tha ajo në një postim në X.
Një ditë më parë, edhe presidentja Osmani, dha detaje për takimin që pati me ministren austriake ku pjesë e takimit ishte edhe sekretarja e shtetit slloven për Çështje Evropiane, Neva Grashiq.
Mes tjerash, Osmani kërkoi përkrahjen e Austrisë dhe Sllovenisë për heqjen e masave kufizuese të BE-së.
Presidentja e Kosovës po ashtu tha se shpreson se këto dy vende mike do të jenë ndër zërat më të fuqishëm për të shtyrë përpara aplikimin e Kosovës për shtet kandidat të BE-së, ashtu siç e kanë vepruar me disa shtete të rajonit më parë.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
“10 milionë banorë”: ndarje e thellë mes fermerëve në Zvicër Iniciativa për të kufizuar popullsinë e Zvicrës në maksimum 10 milionë banorë po krijon ndarje të... -
Kostot e sistemit shëndetësor në Zvicër rriten mbi 4% brenda një viti -
Supermarketet zvicerane qetësojnë qytetarët: s’ka rritje të menjëhershme çmimesh -
Zhurma vret deri në 2 mijë persona çdo vit në Zvicër -
Rënie e ndjeshme e netëqëndrimeve në Zvicër gjatë marsit












