Lajme
Ministrja finlandeze: ‘Ka shumë gjasa’ që Finlanda të bashkohet me NATO-n
Tytti Tuppurainen është ministre e Finlandës për Çështjet Evropiane dhe është intervistuar në Sky News në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me perspektivën e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n. Nga Helsinki, ajo tha se tani ka një ndryshim të thellë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Finlandës, gjë që e trishton atë. Ajo u tha shikuesve, përcjell albinfo.ch.
“Populli i Finlandës duket se e ka vendosur tashmë dhe ka një shumicë të madhe për anëtarësim të Finlandës në NATO.
Sigurisht, kjo nuk është e gjitha. Ne jemi një demokraci parlamentare, ndaj duhet ta diskutojmë këtë çështje në parlamentin tonë. Në këtë pikë do të thoja se ka shumë gjasa, por ende nuk është marrë një vendim”.
Ajo i përshkroi veprimet e Rusisë si një luftë “brutale” në Ukrainë dhe “një thirrje zgjimi për të gjithë ne”. Në lidhje me retorikën armiqësore që vjen nga Rusia në lidhje me mundësinë e bashkimit të Finlandës dhe ndoshta Suedisë në NATO, ajo tha:
“Çdo vend ka të drejtë të marrë masat e veta për sigurinë. Pra, duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm në mënyrë që të mos kufizojmë hapësirën tonë të manovrimit për shkak të faktorëve të jashtëm. Pra, çfarëdo që të thotë Rusia, ne sigurisht që e dëgjojmë këtë, por ne po marrim vendimet tona bazuar në interesat tona dhe në kushtet tona, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme”.
E-Diaspora
-
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” “The Armed Man: A Mass for Peace”, e dedikuar viktimave të luftës në Kosovë, renditet e... -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë











