Kosova
Ministrja finlandeze: Kosova e ka vendin e merituar në BE
Kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen, thotë se Finlanda e mbështet Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik dhe se po forcojnë sigurinë në Evropë.
Në një intervistë për KosovaPress, derisa nënvizon se Kosova ka vendin e merituar në BE, Valtonen tha se presin reforma të shpejta e stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Kur situata globale është e mbushur me sfida të ndryshme, nga konflikti në Ukrainë dhe kërcënimet e sigurisë, deri te ndryshimet klimatike, Valtonen ndan perspektivën e Finlandës për prioritetet e politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Flet për rolin e Finlandës në NATO dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për adresimin e ndryshimeve klimatike.
“Ne qëndrojmë krah Kosovës, e shohim se Kosova e ka vendin e merituar në Bashkimin Evropian dhe në të gjitha organizatat e tjera, dua të them se jemi shumë pro integrimeve euroatlantike të Kosovës, dhe me të vërtetë ne dëshirojmë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor që të ketë reforma të shpejta dhe gjithashtu stabilitet, që do të mundësonte anëtarësimin e rajonit në BE”, thotë ajo.
Ministrja finlandeze tha se në Kosovë ka hasur në potencial për investime dhe thotë se do t’u tregojë ndërmarrësve finlandezë.
“Jam e sigurt se ka shumë, mund të bëjmë më shumë, por tashmë, ne po bashkëpunojmë në shumë fusha, politikisht, në siguri, por veçanërisht në tregti dhe investime dhe kjo është diçka ku ne patjetër mund të rrisim përpjekjet tona nga të dyja palët. Pra, pa dyshim që është shumë mirë të shohësh këtu në Prishtinë dhe gjithashtu gjetkë ku kam qenë për të parë sa i shpejtë është zhvillimi, ka shumë ndërtime që po ndodhin, kështu që qartë dua të them, Finlanda ka shumë ekspertizë, të themi në energji, ndërtim efikas, zbutjen e ndryshimeve klimatike, kështu që kjo do të ishte pa dyshim diçka në të cilën do të donim të ndihmonim. Të themi se kemi ekspertizë të nivelit të lartë në ashensorët, kështu që, mendoj se ka shumë. Kështu që kur të kthehem, thjesht do t’u them ndërmarrjeve finlandeze se ka shumë potencial për të investuar këtu në Kosovë dhe ne patjetër mund të rrisim ndërveprimin tonë”, ka thënë kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












