Kosova
Ministrja Hajdari mori pjesë në hapjen e seancës plenare të Sekretariatit të Përgjithshëm të EFTA
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, mori pjesë në hapjen e seancës plenare të Sekretariatit të Përgjithshëm të EFTA ( Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë) për nisjen e raundit të tretë të negociatave për tregtinë e shërbimeve, në kuadër të negociatave të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA - Zvicra, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda.
Ministrja Hajdari u mirëprit ngrohtë nga znj. Veseth Meling, Sekretare e Përgjithshme e Sekretariatit të EFTA-s dhe z. Frank Büchel, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i Sekretariatit të EFTA-s, me të cilët bisedoi për sukseset e shkëlqyera diplomatike në mes Kosovës dhe vendeve anëtare të EFTA si dhe mundësitë e jashtëzakonshme për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit të bazuar në interesa të përbashkëta në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, përcjell albinfo.ch.
Në takimin vijues me Kryesuesit e Delegacioneve negociuese të vendeve anëtare të EFTA, Ministrja Hajdari i njoftoi për sukseset e vendit tonë me zhvillim ekonomik, demokratik dhe stabilitet të institucioneve qeverisëse, dhe i falënderoi për pjesëmarrjen aktive në dy raundet e fundit të negociatave me progres të dukshëm të arritur në kapitullin e mallrave, i cili në thelb është në fazën përfundimtare të negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s.
Ajo njëherit, shprehu mirënjohjen për konfirmimin dhe nisjen e raundit të tretë të negociatave për tregtinë e shërbimeve, që do të shpalos potencialin e plotë të partneritetit tonë ekonomik me vendet anëtare në EFTA, ku nga kjo marrëveshje, bizneset e Kosovës do të fitojnë qasje të shtuar në tregun e EFTA-s, duke nxitur rritjen, inovacionin dhe krijimin e vendeve të punës, ndërsa konsumatorët në Kosovë do të përfitojnë nga një gamë më e gjerë mallrash dhe shërbimesh cilësore nga vendet e EFTA-s.
Përfundimi i kësaj marrëveshjeje është i rëndësisë së lartë për vendin tonë, gjersa palët kërkojnë të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha me rëndësi të veçantë për të zgjeruar marrëdhëniet e tyre tregtare, siç janë flukset e investimeve, duke përfshirë transferimin e teknologjisë, politikën dhe ligjin e konkurrencës, prokurimin publik, tregtinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe të tjera politika dhe çështje të lidhura me tregtinë, duke përfshirë tregtinë e shërbimeve.
Për më tepër, përveç rëndësisë ekonomike, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje për Kosovën është i rëndësisë së njëjtë edhe në aspektin politik, sa i përket partnerëve të tjerë tregtarë dhe investitorëve të huaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












