Kosova
Ministrja Rozeta Hajdari thotë se nuk sheh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari, në konferencë për media ka folur për zhvillimet e sotme në këtë ministri, ku dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një biznesmen janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, përcjell albinfo.ch.
Hajdari u shpreh se nuk sheh asnjë arsye për të dhenë dorëheqje, pasi u shpreh se nuk ka as dyshim te zyrtarët e arrestuar.
“Sa i përket dorëheqjes sime, unë s’e shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe të them me përgjegjësi e siguri të plotë, dhe nuk shoh asnjë arsye e as thjesht dyshim te zyrtarët që janë të ndalur sot”, ka thënë ajo.
Ajo e ka akuzuar Policinë e Kosovës se në këtë ministri kërkesën për pranim-dorëzim të provave lidhur me dyshimet për dallavere në rezervat shtetërore i ka bërë kundërligjshëm.
“Policia e njësisë hetuese s’ka prezantuar ceritfikatë të sigurisë sekrete. Pra, kërkesa e Policisë për pranim-dorëzim të këtyre provave ka qenë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”, tha ajo.
Ministrja ka konfirmuar se janë bërë pagesa në avanc për furnizim me mallra në rezervat shtetërore, teksa tha se në fillim të qershorit sivjet kjo ministri ka njoftuar Avokaturën Shtetërore për inicim të procedurës gjyqësore se 3% e furnizimit total me rezerva shtetërore në vitin 2022 është vonuar.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













