Lajme
Miratohet Ligji mbi zbatimin e iniciativës për migracion
Ndërsa në një komunikatë të AUNS, (e afërt me SVP-në) thuhet se marrëveshja për lëvizje të lirë duhet të anulohet dhe se nuk do të lejohet që Zvicra të bëhet koloni e BE-së
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës e ka miratuar sot me shumicë votash ligjin mbi zbatimin e Iniciativës kundër Migrimit Masiv. 89 vota kanë qenë në favor të miratimit, 67 kundër dhe 33 të përmbajtura.
Ligji ka në qendër të tij iniciativën e përmendur të SVP/UDC, e cila në vitin 2014 ishte votuar nga populli me të drejtë vote, njoftojnë mediat zvicerane. Mirëpo, zbatimi i plotë i kësaj iniciative rrezikonte marrëveshjet bilaterale të Zvicrës me BE-në dhe për këtë arsye Këshilli Federal (Qeveria e vendit) kishte bërë një riformulim, të quajtur “Light” ose të moderuar të tekstit të iniciativës. Ajo që qeveria dëshironte të mos e rrezikonte ishte Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes, transmeton albinfo.ch. Kështu, ligji duhej të bënte fjalë për masat e nevojshme në tregun e punës por pa e rrezikuar lëvizjen e lirë në raport me BE-në.
Kundër ligjit ishin, siç dhe pritej, deputetët e SVP/UDC-së. Madje kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, e ka quajtur “akt tradhtie” miratimin e ligjit nga ana e shumicës së deputetëve. Ndërkohë CVP/PDC pothuaj në tërësi nuk kanë votuar as pro as kundër ligjit.
Është e pritshme që deputetët e SVP-së t`i bashkohen iniciativës së AUNS (Aksioni për një Zvicër Neutrale dhe të Pavarur) për anulimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me BE-në.
Deputetët e SVP-së të cilët njëherësh janë edhe anëtarë të AUNS sot në parlament kanë paraqitur parullat e iniciativës së re, përcjell albinfo.ch. Po ashtu në një komunikatë të AUNS , thuhet se marrëveshja për lëvizje të lirë duhet të anulohet dhe se ata nuk do të lejojnë që Zvicra të bëhet koloni e BE-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












