Lajme
Miratohet nisma për “IPA 2015” në vlerë prej 78 milionë €
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku tha se kjo asistencë voluminoze financiare është fokusuar në tre sektorë kryesorë: sundimi i ligjit, energjia, si dhe bujqësia dhe zhvillimi rural
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për nënshkrimin e Marrëveshjes financiare “IPA 2015” në vlerë prej 78 milionë eurosh nga ana e Bashkimit Evropian dhe me një bashkëfinancim prej 3 milionë eurosh nga ana e Kosovës. Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim.
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, tha se për herë të parë kjo marrëveshje bazohet në IPA 2. Sipas Çollakut, kjo asistencë voluminoze financiare kontribuon në ndryshime sektoriale dhe me këtë rast është fokusuar në tre sektorë kryesorë: sundimi i ligjit, energjia, si dhe bujqësia dhe zhvillimi rural.
Njëkohësisht, programi sipas tij, do të përkrah zbatimin e obligimeve të parapara në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim.
“Përveç këtyre sektorëve, si përkrahje më horizontale, do të mbështeten edhe procesi i integrimit evropian dhe përafrimi ligjor me BE-në si dhe nevojat për financim që rezultojnë nga dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Çollaku.
Sipas Qeverisë, kjo marrëveshje do të nënshkruhet nga ana e Ministrisë së Integrimit Evropian, duke përfaqësuar Republikën e Kosovës, e cila do të vazhdojë konsultimet me Komisionin Evropian, në pajtim me procedurat e brendshme qeveritare dhe do të nënshkruajë marrëveshjen në kohën e paraparë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











