Kosova
Miratohet shqyrtimi i Projektligjit për shtetësinë e Kosovës, përfitojnë shqiptarët e Luginës
Në mbledhjen e fundit të qeverisë, është miratuar shqyrtimi i projektligjit për shtetësinë e Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e projektligjit për shtetësinë e Kosovës. Ky projektligj është një kornizë ligjore që synon të rrisë efikasitetin, transparencën, sigurinë dhe drejtësinë e proceseve të shtetësisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se lehtësohet fitimi i shtetësisë të personave me lejeqëndrim të përhershëm në rrethana të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë që shumë vite në Kosovë.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se ky projektligj synon të rrisë efikasitetin, transparencën dhe sigurinë e proceseve për shtetësinë.
“Në kohën e rritjes së lëvizshmërisë, ky ligj afirmon të drejtën për shtetësi të shumëfishtë dhe si prioritet adreson nevojën e kahershme për lehtësimin e kritereve për përfitimin e shtetësisë edhe për qytetarët e Luginës”, është shprehur Sveçla, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










