Shqipëria
Miratohet vendimi për krijimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës
Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin për financimin e projektit “Për Dhomën e Biznesit të Diasporës, krijimi dhe nxitja e investimeve të Diasporës në Shqipëri dhe zbatimin e tij nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës”.
Ky propozim ka ardhur nga e ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, përcjell albinfo.ch.
“Krijimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës është një mundësi reale për mbështetjen e investitorëve të Diasporës që dëshirojnë të krijojnë apo të zgjerojnë bizneset e tyre në atdhe. Gjithashtu do të synojë të jetë një mjet efikas për nxitjen e investimeve në Shqipëri. Kjo strukturë e re ka si qëllim mbrojtjen e bizneseve shqiptare në Diasporë si dhe nxitjen e tyre për investime në Shqipëri”, thuhet në një njoftim të Agjencisë Kombëtare të Diasporës.
Sipas këtij vendimi, ky projekt do të financohet për 28 muaj me buxhet prej nëntë milionë lekësh, ndërsa fondet shtesë për projektin do të sigurohen nga donatorët dhe nga të ardhurat e fituara nga aktivitete i kësaj dhome, përcjell albinfo.ch.
Vendimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në këtë vegëz.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













