Lajme
Misioni Special Monitorues në Siri konfirmon vrasjen e Muhaxherit
“Komandanti shqiptar i ISIS-it, Lavdrim Muhaxheri, ish-punonjës i KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë, thuhet se u vra në Siri”, shkruan SMMS.
Lajmin për vrasjen e të ashtuquajturit “Kasapi i Kaçanikut”, Lavdrim Muhaxheri në Siri e ka konfirmuar edhe Misioni Special Monitorues në Siri, përmes faqes së vet
Sipas informacioneve të dhëna në faqen e Misionit Special Monitorues në Siri, në rrjetin social Twitter, është konfirmuar vrasja e Lavdrim Muhaxherit, shkruan Gazeta Express.
“Komandanti shqiptar i ISIS-it, Lavdrim Muhaxheri, ish-punonjës i KFOR-it dhe NATO-s në Kosovë, thuhet se u vra në Siri”, shkruan SMMS.
Kjo llogari në Twitter shkruan se është llogaria zyrtare e Misionit të Monitorimit Special në Siri, qëllimi i së cilës është publikimi i ngjarjeve që lidhen me konfliktin në Siri.
Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, raportohet të jetë vrarë sot gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik” në Siri.
Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes, e ka konfirmuar edhe xhaxhai i pjesëtarit të ISIS-it, Bajrami.
Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ka shkruar: “Vëllai im ka rënë shehid” dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












