E-Diaspora
“Miss Earth Suedia”: Dua një burrë shqiptar!
Në Suedi ka shumë shqiptarë që kanë nënshtetësi suedeze të cilët pëlqejnë jetën dhe kulturën e këtij shteti. Por shumë rrallë mund të dëgjosh që një suedeze pëlqen të jetë shqiptare. Aq më tepër një bukuroshe që bartë titullin e misit. Është kjo Maria Taipaleenmaki “Miss Earth Suedia” ,e cila përfaqëson Suedinë në “Miss Earth” që mbahet sonte në Vjenë.
Bukuroshja suedeze në një bisedë për “albinfo.ch”, ka thënë se do të dëshiron të jetë shqiptare. “E dua shumë kulturën shqiptare, njerëzit janë shumë të ngrohtë, të shoqëruar dhe të hapur. Më pëlqen që bëjnë shumë për njëri tjetrin. Kurse më së shumti më pëlqen vallëzimi tradicional dhe organizimet që i zhvillojnë për festa të ndryshme”, ka thënë ajo.
Maria pranon se në Suedi ka shoqëri shumë të madhe më shqiptarë. Sipas saj populli shqiptarë është besnik dhe më ta kuptohet me mendje dhe zemër, kurse vitin e kaluar ka qenë edhe në Kosovë për vizitë. “Kam qenë një herë dhe kam vizituar disa qytete atje, jam ndarë shumë e lumtur madje kam menduar që të blej edhe një shtëpi në Kosovë”, pohon “Miss Earth Suedia”.
Maria ka simpati edhe për meshkujt shqiptarë, kurse nuk e mohon se në të ardhmen mund të bëhet edhe nuse e Kosovës. “Meshkujt shqiptarë janë shumë të pashëm, burrërorë, dhe pse jo, ndoshta një ditë edhe do të martohesha me një shqiptarë të Kosovës”, shprehet bukuroshja suedeze pa dashur të flas më shumë se mos ndoshta është në lidhje më ndonjë shqiptarë.
Maria është shoqja më e ngushtë e “Miss Earth Kosova”, Kaltrina Nezirit. Që të dyja sonte në mesin edhe të shumë vajzave nga mbarë bota do të garojnë për titullin “Miss Earth” që zhvillohet në Vjenë të Austrisë.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore
















