Kosova
Mitrovica e Veriut ndan parcelë për Policinë e Kosovës
Anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut të premten kanë miratuar propozimin për ndarjen e një parcele prej 27.400 metrash katrorë për Policinë e Kosovës.
Këtë me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, për cka u njoftua për vendimin nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin.
Ugljanin ka thënë për KOHËN se në atë hapësirë është ndërmarrja publike “Standard”, ndërmarrja publike e ujësjellësit, Autoriteti i Përkohshëm Komunal e salla e sporteve. Këto institucione punojnë sipas sistemit serb.
Menjëherë pas vendimit, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar, duke thënë se e ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe kërkon reagim urgjent nga ta.
“Prishtina po do ta shmangë themelimin e Asociacionit dhe të parandalojë shkarkimin e kryetarëve ilegalë”, ka thënë ndër të tjera Petkoviq.
Udhëheqësi i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, e ka krahasuar këtë vendim të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut me “okupim” dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë “të gjitha procedurat demokratike dhe ligjore për ta zhbërë këtë vendim të paligjshëm”, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












