Kosova
Mitrovicë e Veriut: Sekuestrohen armë, municion dhe pajisje ilegale
Policia e Kosovës ka sekuestruar sot armë, municion dhe pajisje të tjera ilegale pas një operacioni në një podrum afër Sheshit “Car Lazar”.
Gjatë kontrollit, sipas njoftimit të Policisë, janë konfiskuar: pushkë automatike, pushkë gjahu, 50 fishekë, kondak pushke, një palë pranga, mbajtës pushke, maskë kundër helmeve me çantën e saj, këllëf arme dhe 5 karikatorë të zbrazët, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, lidhur me rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës për “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Raportohet se aktualisht nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk ka më strehë për kriminelët apo elementet e tjera që cenojnë sigurinë e vendit teksa tha se mbesin të përkushtuar ndaj rendit dhe ligjit.
“Asnjë pjesë e territorit të Republikës sonë nuk është më strehë as për kriminelë e as për armatim apo elemente të tjera që cënojnë sigurinë e vendit tonë. Në qendër të Mitrovicës së Veriut, në bodrumin e një ndërtese kolektive sot janë gjetur dy armë, municion i llojeve të ndryshme, karikatorë, gazmaskë e pranga. Mbetemi të përkushtuar ndaj rendit dhe ligjit, sigurisë dhe stabilitetit për qytetarët tanë dhe për Republikën tonë”, ka shkruar ministri në detyrë.
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve













