Lajme
Mjegulla bllokon aeroportet e Shkupit dhe Prishtinës
Mjegulla e madhe ka paralizuar aeroportet e Shkupit dhe Prishtinës. Mjegulla e dendur ka pamundësuar uljen dhe ngritjen e aeroplanëve
Shumica e aeroplanëve janë orientuar për në aeroportin e Ohrit ose në aeroportin e Sofjes, transmetojnë mediat informacionet nga aeroporti i Shkupit.
Prej mbrëmë janë anuluar fluturimet nga Zagrebi dhe Stambolli, Vjena dhe Ajdhoven, duke i dedikuar për aterim në Aeroportin e Sofjes.
Aeroplanët nga Cyrihu, Dizeldorfi dhe Lubjana janë urdhëruar për të ateruar në Ohër.
Zyrtarët e aeroportit të Shkupit nuk kanë mundur të informojnë udhëtarët se kur mund të normalizohet orari i fluturimeve, me arsyetimin se nuk e dinë deri kur do të ketë mjegull.
Sipas informacioneve, aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” nuk ka marrë përgjegjësinë për transportin e udhëtarëve, por kompanitë ajrore janë ato që kanë angazhuar autobusë për të transferuar pasagjerët.
Edhe zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, Adem Jashari, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se për shkak të mjegullës së dendur nuk është realizuar asnjë aterim apo fluturim deri në mesditë në këtë aeroport.
Zyrtarja për informim në Aeroportin e Prishtinës, Valentna Gara, thotë se nga dje pasdite e deri më tash nuk ka pasur fluturime. Ajo tregon se një numër i madh i udhëtarëve po presin në ambientet e aeroportit.
“Pasagjerët i udhëzojë që t’i kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore dhe ata merren me secilin rast veç e veç”, thotë Gara.
Përveç mjegullës në Shkup, për më shumë se një javë, ajri është aq i ndotur, saqë autoritetet u kanë sugjeruar qytetarëve që të mos dalin jashtë, të mos ajrosin banesat dhe të mos përdorin makinat.
Përqendrimi i grimcave më të vogla se 10 mikrometra është mbi kufirin maksimal të lejueshëm, raportojnë mediet maqedonase.
Dukshmëria në Shkup raportohet të jetë vetëm disa dhjetëra metra.
Në mesin e rekomandimeve për qytetarët është edhe që të mos përdorin sofat me drunj, ndërsa ndërmarrjeve u është rekomanduar që përkohësisht të ndalojnë të gjitha aktivitetet që përfshijnë përdorimin e kimikateve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












