Bota
Mjegulla në aeroplan tmerron pasagjerët, piloti bënte shaka
Pasagjerët e fluturimit të American Airlines përjetuan momente tmerri kur kabina e avionit u mbush me dika që fillimisht u mendua se ishte tym, por që në fakt ishte mjegull.
Incidenti ndodhi më 8 qershor dhe aeroplani bëri një ulje emergjente në Nikaragua, siç përmendet “The Independent”.
“Mos po talleni gjë?”, thotë një pasagjer, i cili nuk mund ta besojë atë që po ndodh, transmeton TCH.
Besohet se mjegulla u shkaktua kur ajri i kondicionuar brenda aeroplanit erdhi në kontakt me ajrin e nxehtë dhe të lagësht jashtë tij, pasi ekuipazhi i kabinës hapi dyert e avionit për të pritur udhëzimet përpara nisjes, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht se udhëtarët po përjetonin orë tmerri, piloti bënte shaka duke thënë se kjo ishte si një festë Halloween.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













