Kosova
Mjekë nga Kosova do të nisen për në Shqipëri
Në njoftimin për media thonë se nisna bëhet të dielën, në orën 5 të mëngjesit
Shoqata e Psikologëve të Kosovës njofton se një grup prej 50 psikologësh, 4 psikatër, 1 epidemiolog dhe 1 mjek të dielën do të nisen për në zonat e prekura nga kriza që u shkaktua pas tërmetit 6.4 shkallësh të Rihterit, në Thumanë, Durrës dhe Tiranë.
Në njoftimin për media thonë se nisja bëhet të dielën, në orën 5 të mëngjesit.
Në përbërje të ekipit janë:
2 mjekë psikiatër
2 mjekë neuropsikiatër
2 mjekë epidemiologë,
50 psikologë nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës në përbërje edhe nga SHBA (PhD), dhe
15 nga Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, që te gjithë profesionistë të shëndetit mendor me përvojë.
“Aktiviteti ynë ka vazhduar edhe gjatë 26 dhe 27 nëntorit, me grupe të vogla, por që ky aktivitet do jetë më i madhi i këtij lloji, me ç’rast do të bëjmë edhe identifikimin dhe regjistrimin e personave të trajtuar, në data bazë në mënyrë që të ndjekim ecurinë e tyre pas periudhës 4-javore, kur është periudha në të cilën personat e traumatizuar mund të shfaqin flash back, apo ripërjetim të skenave, çka është shumë e rrezikshme dhe si diçka duhet të ndiqet në mënyrë kontinuele me qëllimin e vetëm që ato të mos kalojnë në çrregullime mendore, apo në PTSD”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se aktiviteti do të jetë i koordinuar me Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?














