Integrimi
Mjekët e huaj, të mirëseardhur në Gjermani
Në shumë spitale gjermane mungojnë mjekët dhe personeli mjekësor. Por, jo çdo mjek i huaj lejohet të punojë menjëherë në Gjermani
Gjendja në spitalet gjermane është shumë e tensionuar, sepse në fushën e mjekësisë mungojnë mjekë dhe infermierë, prandaj në këtë sektor personeli i huaj është i mirëpritur.
“Medunited Academy“ është e specializuar për ndërmjetësimin e mjekëve të huaj dhe profesionistëve të tjerë për spitale dhe institucione sociale dhe ka ndërmjetësuar mjekë nga disa vende të Evropës Juglindore, p.sh. Shqipëria, Kosova, Rumania, Greqia, po ashtu edhe nga Polonia, Rusia dhe nga Spanja.
Para se mjekët të vijnë në Gjermani për të punuar, ata duhet të kapërcejnë pengesën e gjuhës. Kusht është që ata të kenë të paktën nivelin e gjuhës B1, ideale është B2.
Falë ligjit të ri gjerman për njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë shtetit që hyri në fuqi më 1 prill 2012, marrja e lejës për të punuar si mjek në Gjermani nuk lidhet më me shtetësinë e mjekut.
Megjithatë, mjekët nga vendet jashtë BE-së duhet t’i nënshtrohen një testi aftësie.
Instituti “Sprachwerkstatt” nga Paderborni ofron në bashkëpunim me partnerët e tij kurse gjermanishteje për mjekët e huaj në disa vende.
Pas përgatitjes në vendet nga vijnë, mjekët kanë mundësi të marrin pjesë në një kamp gjuhe, si në Marl, për të marë dorën e fundit për ato që kanë nevojë për punën në klinikë apo spital: bisedat dhe sqarimet për pacientët, fletët informuese, përshkrimi i analizave, apo si formulohen epikrizat.
Ndihmë mjekëve të huaj u jepet edhe për të përballuar sfidat me autoritetet e ndryshme në Gjermani: zyrat e të huajve, zyrat tatimore, apo komisionet për provimet mjekësore.
“Ne përpiqemi të organizojmë jo vetëm kurset e gjuhës gjermane dhe t’i ndërmjetësojmë mjekët, por gjithashtu edhe t’u ndihmojmë pak për t’u orientuar në Gjermani”, thotë për DW Andreas Bernhardt nga Medunited Akademy.
Pas kursit të specializuar për mjekë “B2 Plus Med”, mjekët e rinj nga Rumania, Shqipëria dhe Rusia kanë gjetur punë në Gjermani.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













