Shkurt.ch
Mjekët e stërngarkuar, rrezik edhe për pacientët
Një numër i mjekëve pohojnë se i kalojnë edhe mbi 60 orë në javë në vendin e punës. Ndërsa mesatarja është 56.5 orë në javë
70 për qind e mjekëve asistentë dhe e kryemjekëve ankohen për stërlodhje në punë, gjegjësisht për orë të tepërta pune që duhet të bëjnë pa vullnetin e tyre. Kështu ka konstatuar një studime i bërë nga DemoSCOPE i mbështetur në anketimin e mjekëve nga këto dy kategori.
Shumica e mjekëve të anketuar kanë pohuar se punojnë më shumë se 50 orë në javë, e nganjëherë madje edhe nga shtatë ditë radhazi. Një numër i tyre pohojnë se kalojnë edhe mbi 60 orë në javë në vendin e punës. Ndërsa mesatarja është 56.5 orë në javë. Siç dihet, java e punës në Zvicër është rreth 42 orë pune.
Ngarkesa më e madhe me punë është konstatuar te kirurgët në Romandi (Zvicra frankofone) dhe te mjekët që punojnë në spitale të vogla.
Ndërsa sipas sondazhit, rreth 70 për qind të mjekëve asistentë dhe kryemjekëve praktikisht janë duke e shkelur ligjin e punës, shkruan Federata e Mjekëve e Zvicrës. Sipas saj kjo mbingarkesë nuk ndikon vetëm në shëndetin e vetë mjekëve por ajo i përball me rreziqe edhe pacientët që janë të varur nga këta mjekë.
Për të evituar situata të tilla, Federata e Mjekëve kërkon nga qeveria e vendit dhe nga kantonet që të ushtrojnë kontroll më rigoroz në spitale.
Në sondazhin e kryer në tremujorin e parë të vitit 2014 nga instituti DemoSCOPE kanë marrë pjesë rreth një e katërta e 13 mijë anëtarëve të federatës së përmendur, shkruan sda.ch.
Nga ana tjetër, Bashkësia e Spitaleve të Zvicrës ka reaguar, duke theksuar se nuk ekziston mundësia që pacientët e tyre të jenë në rrezik si pasojë e stërlodhjes së mjekëve. Ajo e mbështet këtë qëndrim në sondazhet e bëra me pacientët, që japin rezultate të kënaqshme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani dhe Kurti bëhen bashkë në Shtëpinë e Kosovës në Davos Mbyllet me sukses aktiviteti “Shtëpia e Kosovës” në Davos të Zvicrës, me aktivitetin e fundit “Diaspora... -
Davos
Kurti në Davos promovon Kosovën si partner të besueshëm për investime -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Një shqiptar në krye të Komisionit Suprem për Barazi dhe Integrim Shoqëror në Gjermani -
Një shqiptare në mesin e 10 grave më të spikatura botërore në sektorin e energjisë
Jeta në Zvicër
-
Ku mund të mbushni më lirë veturën me karburant në Zvicër? Analiza e “TCS Petrol Price Radar” tregon se çmimet e karburantit nuk janë të njëjta kudo.... -
Sulm hakerash ndaj Energy Switzerland: Të dhënat e 85,000 individëve të prekur janë kopjuar dhe fshirë -
Sfida e ligjit të policisë në kantonin e Bernës dhe të drejtat e qytetarëve -
SHBA-të gati për negociata tarifore me Zvicrën -
Sektori i turizmit zviceran “po buzëqesh”












