Shqipëria
Fuqia e COVID-19 bie me rritjen e temperaturave
Sipas mjekes shqiptare në Bruksel, rritja e rasteve të Covid në Shqipëri është shqetësuese.
Valbona Selimaj, mjeke në Bruksel, flet për mundësinë e një vale të dytë të Covid-19 në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit. “Shqipëria ishte një histori suksesi në përballimin e fazës së parë të pandemisë, ndaj dhe duhet të kemi kujdes të shtuar për të mos kolapsuar sistemin shëndetësor që më pas do të vështirësonte menaxhimin e krizës”, shprehet mjekja, përcjell albinfo.ch.
Mjekja Valbona Selimaj e sheh me shumë shqetësim valën e dytë të Covid që ka përfshirë Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.
Në një lidhje për Ora News nga Brukseli, Selimaj thotë se Shqipëria ishte një histori suksesi në përballimin e fazës së parë të pandemisë, ndaj dhe duhet të kemi kujdes të shtuar për të mos kolapsuar sistemin shëndetësor që më pas do të vështirësonte menaxhimin e krizës.
“Jam shumë e shqetësuar si mjeke me rritjen e numrit të rasteve të reja në Shqipëri. Pothuajse në shumicën e vendeve të Ballkanit ka një rritje drastike të rasteve. Kjo do të thotë se heqja e karantinës nuk po funksionon në mënyrë korrekte. Një person i infektuar mund të infektojë 10-30 të tjerë. Nëse numri do të vazhdojë në rritet në këtë mënyrë, sistemi shëndetësor do të kolapsohet dhe do ta kemi shumë të vështirë të përballojmë krizën”, tha ajo.
Edhe pse në masë të madhe patëm infektim të bluzave të bardha, Selimaj thotë se janë qytetarët që kanë ulur vigjilencën me daljen nga izolimi dhe jo mjekët.
“Mjekët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme këto muaj për përballimin e flukseve. Është një ulje vigjilence e popullatës. Nuk mund ta besoj që mjekët kanë ulur vigjilencën”, shprehet ajo.
Nisur nga historiku i viruseve, mjekja pranon që fuqia transmetuese bie me rritjen e temperaturave.
“Viruset e adhurojnë lagështirën dhe kohën e ftohtë. Kur ka temperatura të larta, bie virulenca e tyre, por kjo nuk do të thotë që ne jemi jashtë rrezikut. Virusi dhe pandemia është reale”.
Sa i takon situatës në Belgjikë, ku ajo jeton dhe punon, Selimaj thotë se situata po përmirësohet.
“Numri i rasteve të reja dhe viktima është ulur në mënyrë drastike gjatë gjithë muajit maj. Njerëzit kanë fituar më tepër liri. Por në çdo ambient të mbyllur duhet të përdorin maskën”, bën të ditur ajo. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













