Lajme
Mjekja shqiptare në Gjermani flet për simptomat e Lisë së majmunit
Ajo ka thënë se Lia e majmunit ka simptoma të pangatërrueshme që e diferencojnë nga viruse të tjera, siç është COVID-19
Lia e majmunit ka alarmuar botën gjatë muajve të fundit. Për këtë sëmundje ka folur mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, e cila ka treguar simptomat e para të sëmundjes.
Ajo ka thënë në një intervistë për Euronews Albania se Lia e majmunit ka simptoma të pangatërrueshme që e diferencojnë nga viruse të tjera, siç është COVID-19, përcjell Albinfo.ch.
“Janë shenja të lëkurës që e diferencojnë nga viruse të tjera. Disa flluska që pas ditës së tretë të infektimit nisin të mbushen me lëng dhe në momentin që pëlcasin, është faza më infektive ku të gjithë mund të infektohen menjëherë. Ajo ngjitet me një kontakt të ngushtë, puthje, përqafime, kontakti seksual dhe kontakti shumë i ngushtë me kafshët”, tregoi Dollenberg.
Tutje mjekja shqiptare shpjegoi se lija e majmunit është një sëmundje e vjetër me simptoma të reja në kohët moderne, ndaj diagnostikimi i kësaj sëmundjeje mund të bëhet brenda shtetit, edhe brenda Shqipërisë./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











